Ekziston një alibi mbi formatet televizive si
” Për-puthen” që thotë në ligjëratë të drejtë: Fajin e ka prindi që e lejon të shohë atë emision.
Unë nuk jam prind, megjithatë po vihem për një çast në pozicionin e një prindi.
Prindi ka detyrë të zgjohet në mëngjes, të shkojë në punë, të paguajë faturat, të shohë mbarëvajtjen e fëmijës adoleshent në shkollë dhe pas gjithë këtij procesi i vihet edhe detyra e rëndë të monitorojë edhe formatet televizive që prodhohen në këtë vend.
E marrim të mirëqënë këtë proces. Prindi ia mbyll televizorin dhe i thotë fëmijës adoleshent ; Nuk do ta shohësh këtë emision. Nuk është edukativ.
Krejt në rregull. U mbyll televizori. Adoleshenti hap feisbukun të nesërmen dhe e sheh programin në feisbuk.
Prindi çfarë duhet të bëjë në këtë rast?! T’ia mbyllë edhe profilin në feisbuk?!
Apo të lërë punën e përditshme dhe të monitorojë pa ndalim fëmijën adoleshent në sheh formate të papërshtatshme televizive ose jo?!
Si utopi është e bukur, por lind pyetja; Kush i paguan faturat nëse prindi nuk punon?!
Atëherë, a nuk do të ishte më mirë që media në këtë vend të filtronte më mirë formatet televizive se të shpallte një luftë midis prindit dhe fëmijës adoleshent?!
Unë besoj fort se si vend i vogël dhe me një popullësi të plakur, nuk ia lejojmë dot vetes që të kemi rini të çuar dëm.
Besoj fort se çdo prind shqiptar në vitin 2021 përballet me sfida të tmerrshme në edukim, pasi një mesazh që ti je lodhur për t’ia dhënë një adoleshenti për tetë orë, ta zhbën
” Për-puthen” për pesë minuta.
Post Scriptum- Ne jemi çka shohim. Media po infekton sistematikisht të rinjtë e këtij vendi.
Huazuar nga Elona Caslli