Përsëri janë premtuar miliarda dollarë ndihmë për Ukrainën.
Sipas Skynews, Ministrat e financave të G7 thanë se kanë ofruar ndihma shtesë për ukrainasët, të cilët po përballen me një agresion të paparë nga rusët, transmeton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një shumë që i tejkalon 24 miliardë dollarë për vitin 2022.
“Organizatat ndërkombëtare dhe forumet shumëpalëshe duhet të ndalojnë aktivitetet e tyre me Rusinë”, thanë ministrat.
Megjithatë, mbështetja, sipas premtimeve të tyre, nuk do të përfundoj me kaq./FolDrejt/