Ministria e Shëndetësisë (MSh), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), informon nga 1.608 testime, 83 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 181 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.679.
Në total numri i rasteve aktive është 1.597.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.722 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /FolDrejt/