Lufta në Ukrainë është futur në ditën e pestë të saj. Pas orës 6:30 të mëngjesit sirenat kanë nisur të dëgjohen në Kiev, ndërsa shumë nga banorët e qytetit po strehohen nën tokë. Gjatë natës janë dëgjuar më shumë shpërthime në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera të vendit.
Mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij./abcnews