Dje Benzema “rrëmbeu” Topin e Artë, e triumfit të futbollistit francez duket se i është gëzuar edhe i pari i Francës.
Nëpërmjet një postimi, Macron është shprehur i gëzuar me fitoren e Benzemas teksa ka thënë se ky trofe po kthehet në Francë pas 24 vjetësh.
“KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbeten në historinë e futbollit. 24 vjet pas Zidane, Benzema po rikthen një Top të Artë në Francë. Urime për të!”, u shpreh Macron./FolDrejt/