Ka vazhduar edhe sot turneu garues në futboll, për nder të 24 vjetorit të PK-së , ku janë zhvilluar takimet gjysmë finale dhe finale, përcjell Fol Drejt.
“Në finale janë ndeshur DRP-GJAKOVA DHE DNJS-DPP, ku fituese e vendit të parë ishte DRP-Gjakovë, në vendin e dytë Divizion i Njësive Speciale -DPP dhe vendi i tretë i takoi DRP Prizren. Pas përfundimit të garave është zhvilluar edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve, ku ndarja e kupave, medaljeve dhe këpucës së artë për lojtarin më të mirë u bë nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Sindikata e PK-së.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.