Të paktën 25 persona kanë vdekur dhe 21 janë të zhdukur pas kalimit të një cikloni tropikal në Madagaskar, sipas bilancit të ri zyrtar të stuhisë.
Rreth 38,000 njerëz janë zhvendosur, u njoftua sot në Antananarivo, përcjell Fol Drejt.
Më shumë se 83,000 njerëz janë në rrezik pasi stuhia goditi ishullin në Oqeanin Indian më 19 janar.
Në një moment, stuhia arriti intensitetin e ciklonit me erëra nga 118 deri në 166 kilometra në orë.
Në Afrikën jugore, sezoni i cikloneve zgjat nga nëntori deri në prill dhe Madagaskari vuan rregullisht pasoja shkatërruese./FolDrejt/