Aeroplanët serb tip Soko J-21 patrullonin dhe kontrollonin qiellin boshnjak deri në 28 shkurt 1994, kur aeroplanët e NATO filluan me presion dhe zjarr të zbatojnë vendimin e OKB për ndalimfluturimin mbi qiellin e Bosnjës, shkruan foldrejt.com.
Prej në 1993 NATO-ja kishte mundësi ligjore të përdorte forcën kundrejt aeroplanëve serb, por jo vetëm, që fluturonin mbi qiellin e Bosnjës, megjithatë kjo nuk kishte ndodhur deri në 28 shkurt 1994.
“Mëngjesin e 28 shkurtit 1994, piloti serb Zlatan Crnalic, mendonte se do ishte një idtë si gjërë të tjerat. Ai ngriti aeroplanin nga baza ajrore Udbina dhe u nis për një operacion “neutralizimi” të fabrikës së armëve të boshnjakëve muslimanë në Novi Travnik.
Por durimi i NATO kishte përfunduar dhe piloti i NATO, Robert G. Wright sapo kishte sulmuar dy aeroplanë serb. Pilotët serbë vdiqën. Më vonë do sulmoheshin edhe aeroplanë tjerë. Bilanci i asaj dite ishte tre pilotë serb të vdekur dhe pesë aeroplanë të shkatërruar. Vetëm Crnalic i shpëtoi sulmit dhe solli aeroplanin në bazë.
Kjo solli edhe një kthesë në Bosnjë, ku deri në këtë kohë kontrollohej nga 70 përqind prej serbëve, kurse më vonë do kishte një ofansivë kroate dhe të myslimanëve kundrejt serbëve.
25 vjet më vonë, Crnalic kujton me respekt kundërshtarët e tij. “Ata bënë punën e tyre, unë timen,” kujton Curnalic i cili edhepse pa papritur dy aeroplanë të NATO-s mbi aeroplanin e tij, i shpëtoi mrekullisht sulmit.
Prej atëherë Crnalic punon në një shkollë fluturimi në Banja Luka.
Crnalic pati edhe një tragjedi familjare, kur i biri Alen, 23 vjeçar, gjatë mësimit për të ushtruar pilotimin, u aksidentua dhe vdiq. Alen vdiq me pesë persona në bord./Foldrejt.com