Fol Drejt
E enjte, 15 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KULTURË HISTORI

Tre xhamitë më me vlerë…

4 vjet më parë
in HISTORI
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në qytetin e Kudsit apo Bejtu’l Makdis apo siç e njohin disa si Jerusalem, gjendet kjo tokë e bekuar, xhamia El Mesxhidu’l Aksa, të cilën e kanë ndërtuar të dërguar të Allahut përgjatë historisë, është vend ku janë falur shumica prej tyre dhe ku kanë jetuar një numër i madh i tyre.

1] ZONA EL MESXHID EL AKSA (Xhamia e largët) Kjo është zona e cila është për qëllim në ajetet e Allahut, xhel-le xhelaluh, dhe në hadithet e Resulullahit, sal-lallahu alejhi ue selem. Resulullahi ﷺ është bartur nga Meka deri tek kjo xhami, pastaj nga aty drejt qiellit për ta përjetuar madhështinë e krijimtarisë së Allahut, e deri tek takimi me Të, i Lartësuar dhe i Pastër nga të metat qoftë! “Qoftë lavdëruar Ai; i pastër është Ai nga të metat – i cili, në një çast të një nate, e barti robin e Tij (Muhamedin) nga Xhamia e shenjtë (Meka) në Xhaminë e largët (në Kuds), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’ia dëftuar atij disa nga argumentet Tona.

Lexoni edhe..

Qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte pa kulturën islame

Lista e fiseve më të vjetra shqiptare

Porosit Web Porosit Web

Ai (Allahu), me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” [17:1] “Nuk lejohet udhëtimi (me qellim adhurimi dhe kërkim bereqeti) përveçse drejt tri xhamive: xhamisë e shenjte (Qabja), xhamisë sime (në Medine) dhe xhamisë së largët (Aksaja në Kuds).” [Hadith] Hapesira e saj është rreth 144,000m². Kudo që të falesh në këtë hapësirë, namazi vlen 250 (sa ¼ e namazit ne Medine; hadith i vërtetë) apo 500 herë (hadith i dobët) më shumë se kudo tjetër, përveç Xhamisë së Mekes dhe Medines. Drejt saj është falur Resulullahi ‎ﷺ me shokë deri në vitin e dytë pas hixhretit, pastaj Allahu ‎ﷻ ka ligjësuar që për kible të merret Qabja.

[2] XHAMIA E KIBLES Kjo është xhamia të cilën e ka ndërtuar Umeri, radijallahu anhu, kur iu dorëzuan çelësat e Kudsit pas çlirimit të tij në vitin 16 hixhrij, mirëpo muret e saj janë rindërtuar disa herë pas tij. Umeri kishte marrë rrugë nga Medina që të futej në Kuds menjëherë pas çlirimit dhe ta nënshkruante një prej konventave më madhështore të historisë për të drejtat e njeriut me popullatën jehude dhe të krishtere që jetonin në Kuds. Tregohet se kur është futur Umeri, radijallahu anhu, në Kuds dhe deshi ta ndërtonte në zonën e Aksasë një vendfalje për muslimanët, i thotë Ka’bit (dijetar i jehudëve që e kishte pranuar Islamin): “Ku ta ndërtoj?” Ka’bi i thotë: “Ndërtoje prapa shkëmbit.” Umeri ia kthen: “Të është përzier me jehudizëm, o biri i jehudijes! (duke e qortuar për këtë gabim, të cilin Ka’bi e bëri nga ndikimi që ka pasur në të shenjtërimi i saj para se të bëhej musliman) Assesi! Neve na takon kryevendi.” Kjo sepse jehudët e shenjtëronin atë shkëmb, gjë për të cilin feja jonë s’ka përmendur asnjë vlerë. Asnjëri nga shokët e Resulullahit ‎ﷺ nuk veçonte namaz pranë shkëmbit, mirëpo faleshin në xhaminë e kibles të ndërtuar nga Umeri. E gjithë hapësira e Aksasë është vendfalje duke mos e dalluar shkëmbin nga pjesa tjetër e saj, madje xhamia të cilën e ka ndërtuar Umeri është më e preferuar, meqë aty janë falur të gjithë sabahët, që të çon të mendosh se ndoshta në atë pjesë është falur edhe Resulullahi ‎ﷺ me pejgamberët natën e Israsë dhe Miraxhit. Kjo xhami është në krye të zonës së Aksasë dhe kibla drejt Qabes është nga jugu – siç e kam shënuar -, ndërsa shkëmbi mbetet pas saj.

[3] KUPOLA E SHKËMBIT Këtë kupolë e ka ndërtuar Abdulmelik ibn Mervani ne vitin 72 hixhrij dhe sipër saj ka derdhur ari të shkrirë. Kjo kupolë e mbulon një shkëmb nga i cili pretendohet se Resulullahi ‎ﷺ është ngritur në qiell, natën e Israsë dhe Miraxhit. Mirëpo nuk ekzistojnë argumente të vërteta të cilat pohojnë diçka të tillë. Këtë shkëmb e shenjtëronin jehudët, kurse të krishterët i përçmonin ata duke hedhur tek shkëmbi mbeturina. Fotografitë e kësaj kupole e mbulojnë internetin, dhe, kur përmendet Mesxhidi Aksaja i bashkëngjitet foto e saj. Përkitazi me këtë, disa hulumtues thonë se kjo është bërë me qëllim nga ana e jehudëve të cilët planifikojnë ta ndërtojnë “tempullin e Sulejmanit” në hapësirën e Mesxhidi Aksasë, kupolën ta bartin prej aty dhe kështu muslimanët të mendojnë se atë që është e tyre ua kanë dhënë dhe të mos ketë reagime nga ana e tyre. Allahu e di më së miri! [4] VENDFALJA MERVANASE Kjo hapësirë, e cila është pjesë e Mesxhidi Aksasë, ka qenë tokë e shtrembër e pashfrytëzuar.

Në hilafetin Umevij, janë vendosur shtylla dhe është ndërtuar kjo hapësirë-tarracë, që të jetë e shfrytëzueshme si pjesë plotësuese e xhamisë. Më pas, hapësira nën këtë tarracë ndërtohet dhe bëhet hapësirë më vete për namaz. Pas pushtimit të parë të Kudsit nga kryqtarët në vitin 1099 – ku me t’u futur në të vrasin 70 mijë muslimanë dhe çifutë -, këtë hapësirë nën tarracë të krishterët e kthejnë në vend për t’i mbajtur kuajt e tyre. Pas çlirimit të Kudsit nga Salahuddin Ejubi në vitin 1187, e pastron atë vend dhe e mbyll, e dikur më vonë rikthehet si vendfalje. [1] ZONË E ERRËSUAR Kjo zonë është ajo që njihet të jehudët dhe të krishterët si “muri perëndimor” apo “muri i vajtimit”. Njëkohësisht ky është muri në të cilin i keni parë kokat anti-islame duke e vizituar atë, me takije hebreje mbi kokë. E kam quajtur zone të errësuar, sepse e kanë shkelur dhe e kanë nxirë kriminelët më të mëdhenj që kam pasur fatin t’i njoh në këto tri dekada jetë.

Tek muslimanët njihet si Haitu’l Burak (muri i Burakut, për të cilin thuhet se Resulullahi ‎ﷺ e ka lidhur Burakun – kafshën me të cilën ka udhëtuar natën e Israsë dhe Miraxhit). [2] ZONË E ERRËSUAR Kjo është zonë në të cilën jehudët janë duke bërë “gjurmime arkeologjike”, për të cilat thonë disa hulumtues se e rrezikon shembjen e kësaj ane të Mesxhidi Aksasë; thonë se pjesa e vendfaljes Mervanase rrezikohet seriozisht nga shembja. __ Më e pakta që mund të bëjmë është të njihemi me Mesxhidi Aksanë – këto ditë kemi pas rastin që nëpër rrjete sociale të lexojmë shumë gjëra rreth saj – dhe t’i drejtojmë Allahut dua të sinqerta për atë tokë dhe për muslimanët aty; ajo nuk është çështje vetëm e Palestinezëve, mirëpo e gjithë umetit. Allahu ‎ﷻ na e lehtësoftë vizitën e saj siç na e ka lehtësuar vizitën e Qabes dhe xhamisë së Resulullahit ‎ﷺ! Amin!

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tre xhamitë më me vlerë…

Lajmi tjetër

Bullgaria shpall zgjedhje të parakohshme

Të ngjajshme

HISTORI

Qytetërimi perëndimor nuk do të ekzistonte pa kulturën islame

8 Shtator, 2023
HISTORI

Lista e fiseve më të vjetra shqiptare

4 Korrik, 2023
HISTORI

Çfarë i lidh shqiptarët me Amerikën?

4 Korrik, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM