Nga 24 shkurti e deri më sot, autoritetet ukrainase thonë se kanë vrarë 9.166 ushtarë rusë. E një shifër e ngjashme ishte kumtuar pak orë më herët nga presidenti i këtij vendi Volodymyr Zelenskyy, transmeton Telegrafi.
Madje ata kanë publikuar listën e mjeteve ushtarake që janë shkatërruar, mirëpo disa prej tyre edhe u janë marrë me qëllim që t’i përdorin vet.
Të paktën 251 tanke
33 aeroplanë
37 helikopterë
404 mjete ushtarake
105 njësi artilerike
Në anën tjetër Moska është mundur vazhdimisht të fsheh të dhënat sa i përket humbjeve që po i pëson në Ukrainë. /Telegrafi/