Certifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund ta marrin vetëm njerëz që janë imunizuar me një nga katër vaksinat e miratuara për përdorim në BE.
Kundër këtij vendimi ka protesta nga India dhe Bashkimi Afrikan, sepse në Indi dhe Afrikë kryesisht vaksinohet varianti indian i vaksinës së AstraZeneca me emrin “Covishield”. Në BE, megjithatë, është aprovuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) vetëm versioni evropian i vaksinës AstraZeneca “Vaxzeria”. Bashkimi Afrikan flet për diskriminim të mundshëm ndaj udhëtarëve afrikanë.
Në Indi, prodhuesi i vaksinës AstraZeneca “Instituti i Serumit i Indisë” angazhohet për një aprovim të shpejtë te EMA. Por kjo është e tepërt.
“Lotari” e vaksinimit për udhëtarët nga vendet e treta
Kushdo që është vaksinuar me “Covishield” jashtë BE mund të hyjë në BE, sepse vendet anëtare të BE mund të njohin çdo vaksinë të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si një kusht hyrjeje sipas rregullave në fuqi. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit të BE, Adalbert Jahnz, në Bruksel: “Kjo mund të zbatohet për vaksinat e tjera që janë në listën e OBSH”.
Lista e vaksinave të OBSH përfshin jo vetëm katër vaksinat e përdorura në Evropë, por gjithashtu “Covishield” dhe versionin e Koresë së Jugut të vaksinës AstraZeneca të quajtur “SK Bio”. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu njeh “Sinopharm” dhe “Sinovac” nga Kina dhe të gjitha variacionet e vaksinave nga BioNTech-Pfizer, Moderna dhe Janssen (Johnson & Johnson). Këto vaksina mund të futen në çertifikatën e verdhë të vaksinimit të OBSH-së. Sidoqoftë, ato nuk janë të aprovuara për përdorim në të gjithë botën; ato kanë vetëm miratime rajonale.
Çdo gjë është e mundur, asgjë e detyrueshme?
“Ekziston mundësia e marrjes së një certifikate të vaksinimit të BE për njerëzit nga vendet e treta nëse ata mund të dëshmojnë se janë furnizuar me një vaksinë përkatëse, e cila përmendet në rregulloret për certifikatën, për shtetin anëtar në të cilin ata udhëtojnë,” thotë Christian Wigand nga Komisioni i BE. 27 shtetet anëtare të BE-së kanë mundësinë e pranimit të vaksinave nga lista e OBSH-së dhe lëshimin e një certifikate vaksinimi. Mundet ta bëjnë këtë, por nuk janë të detyruar. Kjo rregullore e BE-së është vetëm një rekomandim, jo ligj.
Për udhëtimet hyrëse nga Azia, Amerika e Jugut ose Afrika, nuk kërkohet certifikatë vaksinimi e BE, por vetëm dëshmi individuale të një vaksinimi në atdhe, me një vaksinë të cilën vendi në të cilin po udhëtoni e njeh. Kështu që mund të ndodhë që një grua indiane me mbrojtje “Covishield” lejohet të hyjë në Qipro, por jo në Gjermani.
Rregulla konfuze
Vetë Komisioni Evropian pranon që këto rregulla janë të vështira për t’u kuptuar dhe se interpretimi nga autoritetet kufitare dhe administratat në vendet anëtare duhet të përmirësohet. Tre komisionerë të BE-së kanë shkruar kështu