Pas spekulimeve të shumta, autoritetet maqedonase përballjen mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës nuk e kanë dërguar në Strumicë, por do luhet në Kosovë, informon foldrejt.com.
Kështu ka bërë të ditur të martën për “Sportin në KTV” sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.
Salihu ka njoftuar se pas takimit që kanë pasur të hënën me kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, e kanë caktuar edhe hotelin ku do të vendoset Kombëtarja e Kosovës.
“Definitivisht është vendosur të luhet në Shkup. E kemi parë edhe hotelin ku do të vendosemi, e po ashtu kemi biseduar edhe rreth sigurisë. Kryetari Sejdini është shumë bashkëpunues dhe do të shoh mundësinë e rritjes së numrit të biletave dhe të na takojë tërë pjesa veriore e stadiumit”, ka thënë Salihu.
Ndeshja Maqedoni – Kosovë do të zhvillohet më 26 mars dhe në rast të fitores Kosova, më 31 mars, në finale do ta përballet si mysafire me fituesin e ndeshjes tjetër gjysmëfinale Gjeorgji – Bjellorusi.