Së paku 26 civilë kanë humbur jetën në një sulm rebel ndaj një miniere ari në provincën Ituri, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, transmeton Fol Drejt.
Një grup rebel i quajtur Aleanca për Zhvillimin e Kongos (CODECO) ka sulmuar një minierë ari në rrethin Lodjo të provincës Ituri, njoftuan mediat kombëtare.
Anëtarët e CODECO-s vranë të paktën 26 civilë në sulm, shkruan AA.
Vlerësohet se së paku 7.000 civilë kanë humbur jetën që nga viti 2014 gjatë sulmeve rebele në lindje të vendit.
Pjesa lindore e DRC-së, ku shtrihet kufiri me Ruandën, Ugandën dhe Burundin, është skenë e sulmeve dhe përleshjeve nga grupet e armatosura që janë përpjekur të kontrollojnë minierat e lëndëve si ari dhe kobalti për 20 vjet.