Policia ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë dy persona pasditen e sotme në Tiranë. 26-vjeçari Kliton Pira mësohet se ka qëlluar me thikë pas një konflikti, shtetasen e huaj, Jawsackie Jaboah 31 vjeçe.
I riu më pas është hedhur nga kati i 8 i pallatit e për pasojë ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Menjëherë pas plagosjes, 31-vjeçarja arriti të dalë nga banesa dhe të zbresë nga pallati për të kërkuar ndihmë mjekësore. Ajo është transportuar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një banesë në bulevardin “Gjergj Fishta” në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Sipas News24, ka qenë 31-vjeçarja nga Gana e cila e ka marrë banesën me qira një ditore.
Deri më tani nuk dihet se çfarë lidhje kanë pasur 26-vjeçari dhe shtetësja e huaj teksa policia po vijon hetimet për të zbardhur të gjithë dinamikë. Raporton panorama.com percjell Foldrejt.com