Arrestohet me 15 kg kokainë një 26 vjeçar shqiptar në Itali.
26 vjeçari është vënë nën arrest nga autoritetet financiare të Genova-s në Itali, me akuzën e trafikimit të lëndës narkotike.
E ndarë në 14 pako lënda narkotike u gjet në bagazhin e një automjeti parkuar në lagjen Sestri Ponente të Genovas.
26 vjeçari është pikasur nga një patrullë policie teksa kryente veprime të dyshimta pranë një makine në një rrugicë pa krye të lagjes Sestri Ponente.
Kur ka parë policët, i riu është përpjekur të arratiset por ka qenë e pamundur, pasi është kapur./FolDrejt/