Në shtatë muajt e parë të vitit 2023, Turqinë e kanë vizituar 26,76 milionë turistë të huaj, zbuluan shifrat zyrtare sot.
Numri i vizitorëve të huaj në periudhën janar-korrik u rrit me 16,22 për qind në bazë vjetore, njoftoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Istanbuli, qyteti më i madh i Turqisë për nga popullsia dhe një destinacion kryesor turistik, mirëpriti 36,5 për qind të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj, ose gati 9,77 milionë, në periudhën shtatëmujore.
Ai u pasua nga qyteti turistik mesdhetar i Antalyas me 7,7 milionë turistë të huaj dhe Edirne në veriperëndim të Turqisë, e cila kufizohet me Bullgarinë dhe Greqinë, me 2,7 milionë vizitorë të huaj.
Sa i përket përkatësisë etnike të turistëve të huaj, Rusia zë vendin e parë me 13 për qind, gati 3,5 milionë vizitorë, e ndjekur nga Gjermania (12 për qind) dhe Britania (7,71 për qind).
Vetëm në prill, Turqia u vizitua nga 7,1 milionë të huaj, me një rritje prej 7,25 për qind në bazë vjetore./FolDrejt/