Imunizimi i popullsisë vazhdon pa ndërprerë, por me intensitet të ngadalësuar, thonë autoritetet shëndetësore. Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 4,162 vaksina. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri dje janë vaksinuar në total mbi 788 mijë qytetarë prej tyre 730 mijë me dy doza.
Parë në terren, qytetarët janë të prirë të marrin më shumë dozën e parë, ata që nuk janë vaksinuar fare. Ndërkaq, për dozën e tretë disa thonë se nuk e preferojnë deri në momentin që e bëjnë të kushtëzuar.
Në periudhën prej 6 gushti deri më 30 shtator janë regjistruar 35,531 raste pozitive, prej tyre 23% ishin të vaksinuar me dy doza. Sipas statistikave zyrtare javëve të fundit 77% e të diagnostikuarve pozitiv dhe 79% e të hospitalizuarve janë të pa vaksinuar fare. Vdekshmëria tek të pa vaksinuarit ka arritur në 85% në periudhën 6 gusht – 30 shtator. 15% e të vaksinuarave që kanë ndërruar jetë, thonë se kanë pasur edhe sëmundje të tjera. Raporton AlsatM.mk percjell Foldrejt.com