Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (ShSKUK), pesë pacientë janë të hospitalizuar me COVID-19, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin e tyre bëhet e ditur se edhe 30 të tjerë janë në trajtim si raste pas COVID-19.
“Prej numrit të përgjithshëm të pacientëve, 10 pacientë janë me oksgjeno terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, katër pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni
Spitali i Gjakovës, dy pacientë
Spitali i Pejës, tre pacientë
Spitali i Ferizajt, dy pacientë