Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 28 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.
Sipas raportit 24 orësh të ShSKUK-së një pacient është i shtirë në mjekimin intensiv, njofton Klankosova.tv.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
Mjekimi Intensiv Qendror, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7
Spitali i Prizrenit, 7
Spitali i Pejës, 3
Spitali i Gjilanit, 3
Spitali i Mitrovicës, 1