Të paktën 28 persona u plagosën në një shpërthim në Tajvan në Panairin e 15-të të Tempullit të mbajtur të shtunën mbrëma në qytetin Tsai, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve të Tajvanit (CAN).
Nga 28 personat, shtatë janë shtruar në spital, dhe një person ka marrë lëndime të rënda dhe ndodhet në terapi intensive, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi.
Vizitorët thanë se ka ndodhur shpërthimi i një gjeneratori të naftës, ndërsa disa pretendojnë se ka pasur edhe shpërthim në vendin ku janë grumbulluar fishekzjarre./FolDrejt/