Qeveria e Republikës së Kosovës thotë se duke luftuar korrupsionin në kufi, kanë ndaluar futjen e mallrave të kontrabanduara që pasurojnë kriminelët.
Qeveria në një postim në Facebook, ka shkruar se të hyrat nga Dogana e Kosovës janë 1.37 miliardë euro apo 320 milionë më shumë se vitin e kaluar.
Kjo sipas Qeverisë, është bërë pa ndryshime në politika fiskale.