Gjermania vitin e kaluar dëboi një spiun që punonte si diplomat në konsullatën e Munichut.
Ai tha se diplomati i akredituar ishte një oficer i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), i cili po vepronte si agjent për trajtimin e akademikut rus, arrestimi i të cilit u bë për spiunazh u njoftua të enjten.
Der Spiegel tha se dëbimi ndodhi menjëherë pas ndalimit gjatë verës së vitit 2021 të Ilnur N., një studiues i Universitetit të Augsburgut, ku prokurorët dyshojnë se i kishte dërguar SVR-së informacione në lidhje me mjetin lëshues hapësinor të Evropës.
N., emri i plotë i të cilit nuk është bërë publik siç ndodh zakonisht në çështjet e gjykatave gjermane, që atëherë është në paraburgim. Ndaj tij u ngritën akuza për spiunazh në muajin dhjetor.
Oficeri i trajtimit që u dëbua nuk mund të hetohej sepse ai kishte imunitet diplomatik, sipas Der Spiegel. Ministria e Jashtme nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të reuters për koment.
Gjermania dëboi dy diplomatë rusë në muajin dhjetor, pasi një gjykatë zbuloi se shteti rus kishte urdhëruar vrasjen e vitit 2019 në një park në Berlin të një disidenti çeçen, një akt që gjykatësi e përshkroi si “terror shtetëror”.
Ndryshe, Rusia ka më shumë se 100 diplomatë të akredituar në shtetin e Gjermanisë