Sekretarja për Punë të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuara, Liz Truss, ka njoftuar për një legjislacion të ri që do t’i shtojë sanksionet ndaj bizneseve ruse që janë të përfshira në situatën plot tension midis Rusisë dhe Ukrainës.
Aktualisht qeveria mund të vendosë sanksione vetëm ndaj atyre që janë të lidhur drejtpërdrejt me veprimet e Rusisë në Ukrainë.
Mirëpo, sipas ligjeve të reja, sanksionet mund ta prekin një rang më të gjerë të individëve dhe bizneseve.
Rusia i ka vendosur 100 mijë trupa, tanke, artileri dhe predha afër kufijve me Rusinë, por i ka mohuar planet për ta pushtuar ish-republikën sovjetike.