Kuvendi i Kosovës sot ka bërë publike shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2011-2021.
Kuvendi sqaron se kompensimi i shpenzimeve është bërë duke u bazuar në ligjet ekzistuese.
Rregullorja thotë se deputeti kompensohet për shpenzimet e udhëtimit si në vijim: deri në 30 km – 10 euro, deri në 60 km – 20 euro dhe mbi 60 km – 30 euro, për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe në komisione.
RTV Dukagjini ka analizuar të dhënat duke nxjerrë top 10 deputetëve që janë kompensuar më së shumti për udhëtime.
Listës i prin deputeti i LDK-së Armend Zemaj i cili është kompensuar me 21,480 euro për udhëtimet që ka bërë nga Deçani gjatë pesë legjislaturave të Kuvendit (2010, 2014, 2017, 2019, 2021).
Ish-deputeti i PDK-së Nait Hasani, i cili ka qenë deputetë në disa legjislatura renditet i dyti në listën e shpenzimeve me 14,550 euro. Hasani është kompensuar për udhëtimin nga Prizreni, përcjell Telegrafi.
E treta në listë sa i përket shpenzimeve për udhëtim është deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj me 1,430 euro. Edhe Kadrijaj është kompensuar për shpenzimet nga Deçani në Prishtinë.
Top 5-shen e deputetëve që janë kompensuar më së shumti e plotësojnë Albert Kinolli (1,317 euro) dhe Time Kadrijaj nga AAK (11,130 euro).
Sevdie Lamaj (AKR), Rasim Demiri (Vakat), Jelena Bontiç e Jasmina Zhivkoviç (Lista Serbe), Safete Hadërgjonaj (PDK) përmbyllin listën e dhjetë deputetëve që kanë shpenzuar më së shumti gjatë periudhës 2011-2021.