Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 280 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, transmeton Fol Drejt.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 168.
Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19
Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Midis tjerash, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19 kohëve të fundit në vendit tonë.
Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt në vendin tonë do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e 4-të.
Latifi po ashtu bëri të ditur se për Komiteti do të takohen për të diskutuar për masat që duhet ndërmarrë. /FolDrejt/