Fol Drejt
E enjte, 22 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Për dhe kundër tërheqjes së parave nga Trusti

3 vjet më parë
in KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Ideja e tërheqjes së kursimeve pensionale nuk është e arsyeshme dhe dëmton kontributpaguesit, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri.

Megjithatë, profesori i Ekonomisë, Muhamet Sadiku, mendon se tërheqja e kursimeve pensionale është një alternativë, e cila, sipas tij, mund të zbusë gjendjen e rënduar ekonomike dhe sociale të qytetarëve.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Qytetarët në Kosovë janë goditur nga një rritje e lartë e çmimeve të konsumit.

Inflacioni në shkurt të këtij viti ka arritur në 7.5 për qind, krahasuar me 0.7 për qind sa ka qenë shkurtin e 2021-shit.

Çmimet janë në trend të rritjes për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka rritur në veçanti çmimet e energjisë, naftës dhe gazit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – si partia më e madhe opozitare ka propozuar tërheqjen deri në 30 për qind të kursimeve pensionale.

Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, në emër të grupit parlamentar të PDK-së më 9 mars ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.
Ky projektligj pritet t’i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për futje në rend dite për shqyrtim.
Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.
Ata që kanë deri 20 mijë euro – 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 mijë – 20 për qind.

Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind të shumës.

Një tërheqje e ngjashme deri në 10 për qind është bërë në vitin 2020, pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është kundër një propozimi të tillë, ka konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë”, shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

“Radio Evropa e Lirë” ka kontaktuar deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ata nuk janë deklaruar rreth asaj se a janë për apo kundër këtij propozimi.

Tërheqja e 10-përqindëshit të kursimeve pensionale ishte bërë në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga kryeministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Shatri: Nuk zgjidhen problemet me kursime pensionale

Tërheqja e parave të kursimeve pensionale sa herë që ka probleme financiare në vend, për ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, është e paarsyeshme.

“Nuk mendoj që është zgjidhje e mirë. Po ta marrim tani bazën materiale të moshës së pensionit për shkak të disa krizave, për shkak të rritjes së çmimeve – nuk është e arsyeshme”,ka thënë ai.

Ato para, të cilat mund t’i marrin kontributpaguesit, shton Shatri, nuk do ta zgjidhin e as nuk do ta zbusin problemin ekonomik e social të qytetarit.

Shatri ka theksuar se qeveria më mirë do të ishte të ndërhynte në politika tjera si zbritja e akcizës dhe ulja e TVSh-së, sesa të prekte Fondin e Kursimeve Pensionale.

“Trusti Pensional i ka të investuara mjetet dhe ato nuk mund të tërhiqen kur të dëshiron dikush. Investimi i tyre ka obligime ligjore kontraktuese. Ka procedura, mund të jenë të investuara në periudha afatgjate. Trusti ka obligime edhe ndaj atyre që dalin në pension”, ka thënë Shatri.

Sadiku: Mundësi të kufizuara për të zbutur situatën

Profesori i Ekonomisë, Muhamet Sadiku, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se nga tërheqja e kursimeve pensionale nuk rrezikohet likuiditeti i sistemit financiar të Kosovës apo likuiditeti i vetë Trustit.

“Kosova ka mundësi të kufizuar buxhetore për të intervenuar, prandaj kërkohet intervenim nga burimet tjera, siç janë edhe kursimet pensionale”, ka thënë Sadiku.

Fondi i Kursimeve Pensionale me mbi 700 mijë kontributpagues ka vlerën prej mbi 2.3 miliardë eurosh.

Aktualisht, 78 për qind e mjeteve janë të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare dhe rreth 22 për qind në Kosovë.

Zyrtarë të Fondit të Kursimeve Pensionale nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me propozimin e tërheqjes së këtyre mjeteve.

Të pyetur nga “Radio Evropa e Lirë” se a preket likuiditeti i parave të Trustit në rast të tërheqjes deri në 30 për qind të kursimeve dhe se a duhet bërë një gjë e tillë, ata thonë se nuk mund të deklarohen për këtë.

“Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale deri në pensionimin e kontribuuesve. Ky mandat nënkupton zbatimin e kornizës ligjore në fuqi, që buron nga institucionet përgjegjëse”, është thënë në përgjigje.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pensionim, përkatësisht arritjen e moshës 65 vjeç.

Në një anketë të “Radios Evropa e Lirë” në rrjetin social Facebook me pyetjen ‘A duhet të lejohet edhe një tërheqje nga Trusti’, qytetarët janë shprehur për dhe kundër.

Më poshtë mund të lexoni disa nga komentet e qytetarëve lidhur me këtë:

Tërheqja e 10-përqindëshit

Kontributpaguesit, 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, të fituar gjatë kohës sa kanë punuar, e kishin tërhequr në vitin 2020.

Nga Trusti ishin tërhequr afro 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontributpagues.

Tërheqja ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike.

Një raport i bërë nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP, pati vënë në pah se 40 për qind të mjeteve, qytetarët i kishin deponuar në llogari private.

“Një numër i madh i kontributpaguesve nuk i kanë shpenzuar mjetet, por kanë kursyer”, thuhet në raportin e GAP-it.

Në këtë tërheqje, sipas ligjit, Qeveria e Kosovës do të kompensojë brenda pesë vjetëve vetëm kontributpaguesit që kishin kursime deri në 10 mijë euro dhe të cilët kanë bërë tërheqjen.

Kurse, kontribuuesit që kishin më shumë se 10 mijë euro, nuk kanë pasur kompensim.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në atë kohë e kishte kundërshtuar tërheqjen e 10 për qindëshit nga Trusti.

Sipas FMN-së, tërheqja “zvogëlon pensionet e ardhshme dhe kufizon madhësinë e tregut të brendshëm të kapitalit, që ka qenë burim esencial i financimit të buxhetit”.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Specializantët paguhen për herë të parë për kujdestari të vikendit

Lajmi tjetër

Musk sfidoi Putinin, Kadyrov: “Elona” puno me muskujt e tua para se të takohesh me Putinin

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM