Disa nga 1.840 personat që janë evakuuar për shkak të zjarrit, i cili shndërroi në hi 3.400 hektarë sipërfaqe të gjelbër, janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre që nga ora 18:00 me kohën lokale.
Tre mijë e 400 hektarë sipërfaqe e gjelbër janë djegur deri më tani nga zjarri në rajonin Gironde në jug të Francës i cili ka ndaluar përparimin e tij, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
France Bleu raportoi se ecuria e zjarrit në Gironde, që nisi më 12 shtator, është ndalur dhe situata është më pozitive.
Disa nga 1.840 personat që janë evakuuar për shkak të zjarrit, i cili shndërroi në hi 3.400 hektarë sipërfaqe të gjelbër, janë lejuar të kthehen në shtëpitë e tyre që nga ora 18:00 me kohën lokale.
Siç njoftohet, kushtet meteorologjike janë më të favorshme për zjarrfikësit për të shuar flakët.
Ndryshe, katër shtëpi janë bërë të papërdorshme nga zjarri që shpërtheu më 12 shtator pranë pyllit Saumos në Gironde./FolDrejt/