“Nuk dihet fati i 3.890 azerbajxhanasve të cilët janë të zhdukur prej rreth 30 vitesh si pasojë e agresionit të Armenisë”, tha ministri Bayramov.
Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Armeninë për të zbuluar fatin e 3.890 azerbajxhanasve që janë të zhdukur në Luftën e 1-rë të Karabakut, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Bayramov deklaroi se “Sot është Dita Botërore e të Zhdukurve. Nuk dihet fati i 3.890 azerbajxhanasve të cilët janë të zhdukur prej rreth 30 vitesh si pasojë e agresionit të Armenisë. Bëjmë thirrje që ndaj Armenisë të ushtrohet presion ndërkombëtar për të zbatuar përgjegjësitë në kuadrin e ligjit ndërkombëtar”./FolDrejt/