Demi Lovato ka thënë se ajo ka pësuar tri goditje në tru dhe një sulm në zemër pas një mbidoze ilaçesh në vitin 2018 dhe se mjekët i thanë se kishte qenë pak minuta larg vdekjes. Këngëtarja 28-vjeçare, thotë në një dokumentar të ri se ka pësuar dëmtime në tru dhe ende i ndien efektet. Këto efekte përfshijnë shikim të paqartë, që do të thotë se ajo nuk mund të ngasë makinën, dhe e ka të vështirë leximin.
“Mjekët e mi thanë se kisha edhe 5 deri në 10 minuta të mbetura”, -u shpreh ajo.
Lovato u dërgua në spital në korrik të vitit 2018, pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles. Në trailerin e serialit dokumentar në YouTube, “Dancing With The Devil”, ajo thotë:
“Unë kam pasur shumë jetë, si një mace. Unë jam në jetën time të nëntë.”