Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.005 doza të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Fol Drejt.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë
1.809.730 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 814.299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 96.643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹ Nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219.502.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 3.057.