Një vajzë 3-vjeçare plagosi për vdekje motrën e saj 4-vjeçare në një incident aksidental në Teksas, tha sherifi i qarkut Harris Ed Gonzalez, raportoi sot CNN.
“Tre vjeçarja është autorja e supozuar”. Me shumë mundësi, incidenti ka ndodhur pa qëllim”, tha Gonzalez.
Duke e quajtur incidentin “tragjik” por “shumë të parandalueshëm”, sherifi tha se grupi i familjes dhe miqve – pesë të rritur dhe dy fëmijë – po rrinin në një apartament në Hjuston të dielën./FolDrejt/