Më shumë se 30 anije nga flota ruse e Detit të Zi kanë filluar stërvitjet stërvitore pranë gadishullit të Krimesë, si pjesë e stërvitjeve më të gjera të marinës, njoftoi agjencia e lajmeve RIA.
RIA tha se më shumë se 30 anije ruse janë larguar nga portet e Sevastopolit dhe Novorossiisk “në përputhje me planet e stërvitjeve” pranë Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014, shkruan Al Jazeera, transmeton lajmi.net, përcjell Foldrejt.com.
RIA tha se qëllimi i stërvitjeve ishte mbrojtja e bregdetit të Krimesë, pikave të flotës së Detit të Zi, si dhe sektori i ekonomisë dhe komunikimi detar.
Ndryshe, në SHBA kanë paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën qysh në javën e ardhshme.
SHBA kanë marrë vendim që ta evakuojnë komplet ambasadën në Kiev.