NATO ka grumbulluar rreth 30 mijë trupa dhe 50 luftanije pranë kufirit me Rusinë, për të zhvilluar një stërvitje ushtarake, e cila sipas ekspertëve mund të acarojë presidentin Vladimir Putin.
Stërvitja ushtarake “Përgjigjja e ftohtë” nisi të hënën në Norvegji në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë ngritur ndjeshëm pas sulmi në Ukrainë.
Në të marrin pjesë rreth 30 mijë trupa nga 25 vende të Europës dhe Amerikës së Veriut si dhe 200 avionë dhe 50 luftanije.
Kjo stërvitje ishte parashikuar të mbahej më herët, para zhvillimeve në Ukrainë, por momenti në të cilin ndodhet bota ka rritur rëndësinë e saj.