Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati është operuar sërish në këmbën në të cilën ishte plagosur gjatë luftës në Kosovë.
Vëllai i tij, Fehmiu, i ka uruar shërim të shpejtë duke thënë që ky ishte operimi i 30-të i Gucatit në këtë plagë.
“Pjesa e trupit tënd ku ti sot u operove për të 30-tën herë është plagë e lirisë që ne sot e gëzojmë”, ka shkruar Gucati për vëllanë e tij.
“Shërim të shpejtë,vëlla!”, shtoi ai.