Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home TEMA E DITËS HULUMTIME

300 mijë euro shtesë për bibliotekën gjysmake që kushtoi 226 mijë euro

2 vjet më parë
in HULUMTIME, KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 7 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në mungesë të objektit, Biblioteka e Shtimes veprimtarinë e zhvillon në bodrumin e një ndërtese e në kushte të vështira për lexuesit e librat. Ndërtimi i bibliotekës së re kishte filluar në vitin 2019, ndërsa në vitin 2022 punimet janë ndërprerë e biblioteka ka mbetur në gjysmë.

Gëzim Olluri – FolDrejt

Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt

Për një periudhë katër vjeçare, janë nënshkruar dy Memorandume Bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Shtimes për ndërtimin e Bibliotekës dhe Arkivit të Shtimes. Sipas bashkëpunimit të parë, Komuna e Shtimes për bibliotekë do t’i merrte mbi 226 mijë euro, kurse biblioteka që do të duhej të përfundohej, mbeti e përgjysmuar.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Vitin e kaluar, Ministria e Kulturës përmes një tjetër Memorandumi Bashkëpunimi, do t’ia sigurojë edhe 300 mijë euro të tjera Shtimes për ta përfunduar projektin e lënë në gjysmë. Të dyja memorandumet arrijnë shumën e mbi 520 mijë eurove, ndërsa projekti pritet të përfundojë në vitin 2024.

Kronologjia e memorandumeve

Në korrik të vitit 2019, Komuna e Shtimes kishte vendosur ta ndërtojë Bibliotekën dhe Arkivin e Qytetit, duke nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës. Sipas dokumentit të siguruar nga MKRS, Ministria e Kulturës me ish-ministër Kujtim Gashin nga radhët e PDK-së, do t’ia kalonte Komunës së Shtimes 226 mijë e 673 euro për ndërtimin e Bibliotekës dhe Arkivit.

 

Pasi u nënshkrua bashkëpunimi, Komuna e Shtimes kishte vendosur ta tenderoj projektin me emërtimin: “Ndërtimi i Bibliotekës dhe Arkivit në Qytetin e  Shtimes”. Në radhë, mbetej të lëshohej kontrata për kompanitë që do të konkuronin për fitimin e tenderit. Komuna e Shtimes kishte vendosur që tenderin t’ia besoj një kompanie me çmimin më të ulët që e ofronte atë kohë e ajo shumë ishte 163 mijë e 940 euro e 95 cent. Nga katër kompani konkuruese, kompania fituese e tenderit ishte “Grupi i Operatorëve Ekonomik Osmani Holding SH.P.K dhe N.T.P Ferizi”.

Grupi OE “Osmani Holding” SH.P.K dhe N.T.P “Ferizi” ishin operatorët që nënshkruan kontratë më 6 shtator të vitit 2019 me Komunën e Shtimes, e cila atë kohë qeverisej prej ish-kryetarit Naim Ismajli nga radhët e PDK-së. Punimet e Bibliotekës dhe Arkivit kishin filluar më 9 shtator të vitit 2019, kurse u ndërprenë më 11 mars të vitit 2022, për arsye që nuk dihen. Kështu, ndërtimi i Bibliotekës dhe Arkivit të Shtimes mbeti në gjysmën e punimeve.

Vlera e njoftimit për kontratë bazuar në hollësitë tenderuese ishte 226 mijë e 673 euro, aq sa do t’i jepte Ministria e Kulturës për Komunën e Shtimes. Sipas dosjes nga dokumentacioni për njoftimin e kontratës në vitin 2019, në përshkrimin planizues thuhej: Prishje ndërtimi, shkatërrim të punës dhe punë të largimit të dheut.

Bazuar në hollësitë e kontratës në dokumentacion, Ministria e Kulturës e kishte përgjegjësinë t’i kryente pagesat nga buxheti vitit 2019. “Pagesa do të bëhet si në vijim: Bazuar në Memorandumin të Bashkëpunimit në mes MKRS-së dhe Komunës së Shtimes të nënshkruar në mes Ministrit Kujtim Gashi dhe Kryetarit të Komunës, Naim Ismajlit, me datë 24.07.2019, nr. 3174/2019, Pagesa do të bëhet nga buxheti i vitit 2019 nga MKRS në vlerë prej 163.940.95 euro, neni 3.1.1 i marrëveshjes. Pagesa OE do t’i bëhen sipas situatave të punëve të përfunduara”, shkruan në dosjen e kontratës.

Për projektin që ka kushtuar mbi 163 mijë euro e ka mbetur në gjysmë, sipas të dhënave nga Komuna e Shtimes, 80 mijë euro janë shfrytëzuar, kurse pjesa tjetër e punëve të pakryera është kthyer për suficit. Mirëpo, bazuar në shumën prej 226 mijë e 673 euro siç figuron në memorandum dhe dokumentacion, rezulton se rreth 63 mijë euro nuk dihet saktësisht se ku kanë shkuar, nëse janë investuar në ndonjë projekt tjetër në Shtime ose nëse Ministria e Kulturës i ka dhënë për projekte të tjera.

“Fol Drejt” i ka kontaktuar Komunën e Shtimes për të kërkuar informacione shtesë rreth shumës prej 226 mijë eurove, ndërsa nga ana e institucioneve komunale kanë thënë që përgjegjësia është tek Ministria e Kulturës. “Specifikat kanë qenë të atilla që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka marrë përsipër pjesën e pagesave. Kurse, Komuna e Shtimes e ka pasur detyrë të udhëheq procedurat e prokurimit dhe të siguroj lejet e nevojshme për vendndodhje. MKRS ka qenë e obliguar të siguroj shumën prej 226 mijë euro dhe pjesa ku janë adresuar pastaj këto mjete mbetet prapë përgjegjësi e tyre”, thuhet në përgjigjjen e Komunës së Shtimes.

Gjithashtu, kërkesa me shkrim dhe qasja në dokumente publike rreth hollësive për shumën e 226 mijë e 673 eurove, janë adresuar edhe në Ministrinë e Kulturës, por që nuk kanë dhënë asnjë informacion tjetër shtesë. Lidhur me kontratën e nënshkruar, operatori ekonomik është në procedura gjyqësore. Në të njëjtën kohë, është kontaktuar edhe operatori ekonomik për të dhënë sqarime në lidhje me kontratën e nënshkruar dhe mjetet e investuara, mirëpo nuk është përgjigjur.

Për projektin që janë paraparë të investohen mbi 226 mijë euro, askush nuk ka dhënë përgjegjësi përfundimtare e projekti për Bibliotekë e Arkiv ka mbetur në gjysmë. Aktualisht, objekti i përgjysmuar i bibliotekës është dëmtuar tejmase shkaku i kushteve klimatike.

Sa i përket çështjes së bibliotekës së Shtimes, “Fol Drejt” i ka kontaktuar institucionet komunale për ta pyetur kryetarin e Shtimes rreth ndërtimit të bibliotekës së re, ndërsa në vend të kryetarit Qemajl Aliu, është prononcuar Valon Januzi, drejtor i Administratës në Shtime. Sipas Januzit, veprimtaria e bibliotekës aktuale zhvillohet në bodrum ndërtese dhe në kushte të rënda.

“Ndërtimi i Bibliotekës dhe Arkivit në qytetin e Shtimes është një objekt që ka mbetur në tentativë tash e sa vite. Që nga ndërrimi i pushtetit lokal në Shtime, i kemi analizuar dhe i kemi parë për së afërmi funksionimin e punës në bibliotekën aktuale. Prandaj, kemi arritur në përfundim se objekti i lënë në gjysmë nga qeverisja e kaluar, të trajtohet me prioritet sepse biblioteka veprimtarinë e ushtron në një bodrum të një kompleksi banesor në kushte jashtëzakonisht të rënda”, thekson Januzi.

Sipas drejtorit të Administratës në Shtime, vitin e kaluar janë zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë të Ministrisë së Kulturës dhe janë pajtuar që Ministria e Kulturës ta merr përsipër ndërtimin e bibliotekës. “Vitin e kaluar janë zhvilluar një sërë takimesh me MKRS-në dhe jemi dakorduar që MKRS ta merr përsipër vazhdimin e ndërtimit të objektit të Bibliotekës dhe Arkivit”, shton Januzi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), e kryesuar nga Hajrulla Çeku, i ka ndarë 300 mijë euro për ndërtimin e bibliotekës në tetor të vitit të kaluar. “MKRS ka ndarë një buxhet prej 300 mijë eurosh dhe pritet që këtë vit të fillojnë punimet, duke shpresuar që dinamika e punëve të vijoj sipas planit dhe ky objekt të përfundoi në afatet e përcaktuara në interval kohor prej dy vitesh”, thotë i pari i Administratës në Shtime.

Edhe njoftimi i Ministrisë së Kulturës e bënë të ditur nënshkrimin e memorandumit. “Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për ndërtimin e një biblioteke në Shtime. Projekti pritet të implementohet përgjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të japë mbështetje financiare në vlerë prej 300 mijë euro për implementimin, ndërsa Komuna e Shtimes do të ofrojë projektin zbatues, si dhe të sigurojë lejet e nevojshme për ndërtimin e këtij objekti sipas legjislacionit”, thuhet në shkrimin e publikuar më 1 tetor 2022 nga MKRS.

Sipas drejtorit të administratës, në vitin 2024, qytetarët e Komunës së Shtimes do të mund t’i shfrytëzojnë hapësirat e bibliotekës së re. Në ambientet e Bibliotekës do të gjendet edhe Arkivi i Shtimes.

Kujtojmë që biblioteka aktuale e cila vepron në bodrum ndërtese përballet edhe me mungesë stafi. Përveç mungesës së stafit, biblioteka ka probleme edhe me financim nga ana e komunës. Sipas burimeve nga biblioteka e Shtimes, nga viti 2017 biblioteka nuk është ndihmuar asnjëherë financiarisht ose me libra a literaturë nga Komuna e Shtimes, ndonëse është e obliguar ligjërisht.

Bazuar në ligji e MKRS-së, në bazë të Nenit 13 shkruan: Biblioteka komunale financohet nga buxheti i Komunës. Kurse pika tjetër e të njëjtit nen thotë: Ministria përkatëse për Kulturë, nga buxheti i vet, përmes konkursit vjetor për projekte, financon projekte të bibliotekave komunale me fondin prej pesë përqind (5%) të buxhetit të përgjithshëm vjetor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës. Për rreth pesë vite, aspektet ligjore nuk i ka përfillur asnjëherë Komuna e Shtimes.

Sipas burimeve të afërta me bibliotekën, të vetmet ndihma janë grumbulluar nga furnizimet e Ministrisë së Kulturës, qytetarët dhe organizatat joqeveritare. Edhe përkundër vështirësive rreth pasurimit të fondit librar, biblioteka e qytetit arrin t’i ndihmojë bibliotekat shkollore nëpër fshatra komunale. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), për vitin 2021, biblioteka e Shtimes ka fond prej 13 mijë e 385 libra, derisa janë të regjistruar 5565 lexues në listimet e bibliotekës.

Duhet theksuar që sipas Ministrisë së Kulturës, këtë vit Biblioteka e Shtimes për libra do të marrë ndihmë financiare në vlerë prej 6 mijë e 451 euro. Ministria e Kulturës gjatë muajit shkurt nënshkroi marrëveshje bashkëpunuese me 31 biblioteka komunale, të cilat do t’i financojë barazisht, secilën me nga 6 mijë e 451 euro./FolDrejt/

Tags: Biblioteka e ShtimesGëzim OlluriMemorandumi i bashkepunimitMinistria e KulturesMKRS
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Cilat do të jenë “karotat” për Serbinë, në rast se e nënshkruan marrëveshjen për Kosovën?

Lajmi tjetër

Lajçak shpreh mirënjohje ndaj Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM