“Ukrainës sot i ofruam 300 milionë euro ndihmë emergjente makrofinanciare. Kjo ishte pagesa e parë e pakos prej 1,2 miliard eurosh”, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Bashkimi Evropian (BE) i ofroi 300 milionë euro mbështetje financiare Ukrainës, e cila u sulmua nga Rusia, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi në mediat sociale se mbështetja makrofinanciare është ndarë urgjentisht për të ndihmuar Ukrainën të përmbushë nevojat e saj për financim të jashtëm në luftën me Rusinë.
Duke theksuar se lufta ka ndikuar shumë keq në aspektin ushtarak dhe ekonomik mbi popullin ukrainas, Von der Leyen tha se Evropa qëndron në krah të Ukrainës.
“Ukrainës sot i ofruam 300 milionë euro ndihmë emergjente makrofinanciare. Kjo ishte pagesa e parë e pakos prej 1,2 miliard eurosh. Kështu që vijon ende”, deklaroi Von der Leyen.
Pakoja është miratuar më parë nga shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian (PE).
BE-ja mund të ofrojë mbështetje makrofinanciare për vendet në mjedisin e saj të afërt në kohë krize ekonomike./FolDrejt/