Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia ka lëshuar 3000 raketa që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt.
“Që nga sot, armiku tashmë ka lëshuar rreth tre mijë raketa të llojeve të ndryshme mbi Ukrainë”, thanë në një deklaratë Forcat Ajrore të Ukrainës, të hënën. “Këto janë raketa që hidhen nga deti, raketa ajër-tokë, raketa operative-taktike (Tochka-U, Iskander), si dhe raketa Onyx”, shtoi deklarata.
Forcat Ajrore të Ukrainës vuri në dukje gjithashtu se kohët e fundit, Moska kishte filluar të përdorte më shumë predha të epokës sovjetike.
“Gjithnjë e më shumë, armiku po përdor raketa të vjetra sovjetike, si X-59, X-22, X-31 dhe të tjera, kundër pozicioneve të ushtrisë ukrainase dhe objekteve civile”, thuhet në postim.
“Dhe në javët e fundit, armiku filloi të godasë objektivat tokësore me raketa anti-ajrore nga kompleksi S-300, qëllimi kryesor i të cilit është të shkatërrojë objektivat ajrore”, theksuan Forcat e Armatosura të Ukrainës. /abcnews.al/