Një person e ka inskenuar një vjedhje në Raushiq të Pejës. I njëjti, kishte hyrë në shtëpi më forcë, ndërsa pos që tentoi grabitje, ai i vuri edhe flakën.
30 vjecari, fillimisht ishte ndaluar nga policia, mirëpo për shkak se kishte konsumuar edhe alkool, nuk u intervistua.
E forcat e rendit, arritën ta zbardhin rastin falë një pune intensive me Sektorin Rajonal për Hetime.
Një ditë pas kësaj, i zoti i shtëpisë, Valdet Krasniqi që me plaçkitësin edhe është i afërt, erdhi nga Gjermania për t’i parë dëmet që sipas tij shkojnë në afro 70 mijë euro.
Krasniqi thotë se bisedoi edhe me babain e të dyshuarit, që jeton në diasporë, nga i cili mori edhe mbështetje.