Në protestën kundër reformës së pensioneve në Paris u mblodhën sot 31 mijë persona sipas të dhënave të prefekturës së policisë, ndërsa sindikatat shënojnë 300 mijë, raporton radio France Info dhe shton se janë ndaluar 17 persona, përcjell Fol Drejt.
Policia e Parisit njoftoi se gjatë protestës shpërthyen incidente pasi pjesëmarrësit e takimit i vunë flakën një barake në kantier.
Sindikatat, të cilat kanë organizuar protesta kundër reformës së pensioneve që nga fillimi i vitit, njoftuan se në Paris kishte 300,000 njerëz dhe rreth 900,000 në të gjithë Francën.
Protestat u organizuan para debatit në Kuvend për propozimin e opozitës për uljen e pensioneve.
Sipas ligjit, pragu i pensionit është 64, ndërsa më parë ishte 62. Kjo pikë e reformës shkaktoi më së shumti pakënaqësi te qytetarët, të cilët me ftesë të sindikatës organizuan protesta dhe pati greva.
11,000 oficerë policie u vendosën sot në të gjithë Francën, 4,000 prej tyre në Paris. /FolDrejt/