Nëna me vajzën e sëmurë që e mban të lidhur me zinxhirë vazhdojnë të sorollatet nga institucionet shëndetësore.
Pasditen e djeshme autoambulanca e Laçit mori vajzën dhe e dërguan në Spitalit Psikiatrik në Tiranë.
Për shkak të shkallës së paaftësisë që i është caktuar disa vite më parë, grupi i dytë, nuk u mbajt në spital,
Vetëm grupi i parë përfiton shërbim. E dëshpëruar nënë Marta sqaron se çfarë i tha mjeku.
“Doktori më tha do të japim një letër që t’ia çosh mjekut Gezim Sinani në Lac. Që të kalojë në grup të parë”.
Nëna e vajza u kthyen mbrapsht prej burokracive.
31 vjeçarja duhet të dalë sërish në komision dhe të plotësohen dokumentet të tjera. Deri sa të përfundojnë procedurat vajza do jetojë e lidhur me zinxhir, pasi është agresive.
“Doja ta trajtonin në spital ose në qendër por pasi më thanë këta jam e detyrua ta mbaj vetë.”
Nënës dhe vajzës nuk ju sigurua kthimi në fshatin Zheje të Kurbinit ku banon. U lanë në rrugë me preteksin se nuk ka autoambulancë për rastet që nuk janë urgjente.
Nëna nuk kishte para me vete as nuk di rrugët e Tiranës, që të shkonte tek furgonët. Familjaret lajmëruan gazetarin Ahmet Zani, i cili u nis dhe i mori me mjetin e tij./abcnews.al/