Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ( KQZ ) në konferencën e dyte të mbajtur lidhur me zgjedhjet në veri ka bërë të ditur se gjithçka deri më tani është duke shkuar sipas planit dhe se nuk është raportuar për ndonjë incident, shkruan Fol Drejt.
Deri në orën 11:00 sipas zëdhënësit Valmir Elezi, kanë marrë pjesë mbi 300 qytetarë:
“Procesi i votimit po shkon në rregull dhe pa ndonjë pengesë. Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviq kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.
Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë në votime./FolDrejt/