Ministrja Rizvanolli ka folur në lidhje me konsumin e energjisë elektrike në Kosovë, duke treguar njëherit edhe se sa do t’i duhet Kosovës të shpenzojë këtë vit për të siguruar energjinë elektrike.
Ministrja Rizvanolli, ka bërë të ditur se konsumi i energjisë elektrike në Kosovë kërkon import prej 728 mijë megavat/orë, dhe një sasi e tillë do t’i kushtojë Kosovës 316 milionë euro, transmeton Fol Drejt.
“Nevoja për import do të varet në masë të madhe nga ajo se sa kapacitetet e KEK-ut do të jenë në gjendje të gjenerojnë”.
“Pra, konsiderojmë që mënyra më e mirë është që të ulim konsumin dhe të ulim importin në mënyrë që këto mjete të mund të përdoren për qëllime të tjera”, ka thënë ministrja.
Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se s’është e nevojshme që qytetarët të aplikojnë për subvencionim, meqë ekzistojnë të dhënat e gatshme në KESCO.
“Muaji që do të fillohet është muaji shtator, do të thotë për faturën e shtatorit ndërsa për informata të tjera do të ketë detaje në ditët në vijim”./FolDrejt/