Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home TEMA E DITËS HULUMTIME

33 vjet nga helmimi i nxënësve shqiptarë nga shërbimet sekrete serbe

2 vjet më parë
in HULUMTIME, KRYESORE, TEMA E DITËS
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Nga 15 e deri më 31 mars, bëhen 33 vite nga helmimet masive të nxënësve shqiptarë në objektet shkollore prej shërbimeve sekrete serbe. Atë kohë kur Kosova ishte nën okupimin serb, mbi dhjetë mijë nxënës u helmuan me anë të substancave toksike nga dora e zezë e Beogradit që shkaktoi njërën nga aktet më mizore në histori.

Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt

Në pranverën e vitit 1990, u helmuan mbi dhjetë mijë nxënës e mësimdhënës shqiptarë në trojet e veta me substanca kimike nga shërbimet ushtarako-policore serbe. Në mesin e të helmuarve kishte edhe fëmijë nga çerdhet dhe qytetarë. Të dhënat e kohës bëjnë me dije se ky helmim ishte kryer nga shërbimet sekrete serbe me rroba civile. Të tjera gjurmë faktojnë që helmimi është bërë qëllimshëm dhe me planifikim me hedhjen e bombolave të gazit që përmbanin substanca helmuese, një lëng vaji që përmbante erë etioli dhe thërrmija pluhuri që përmbanin substanca toksike.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Marsi i vitit 1990 u shndërrua në muaj trishtues për shqiptarët autoktonë në Kosovë. Para kësaj ndodhie, autoritetet beogradase morën vendim që fëmijët e komunitetit serb t’i ndanin nga fëmijët kosovar që përbënin mbi 90 % të popullsisë vendase shqiptare. Kështu, fëmijët e komunitetit serb mësonin në një ndërrim në shkolla të veçuara për ta, ndërsa fëmijët shqiptarë mësonin në ndërrimin tjetër në shkolla të tjera. Kjo ishte periudha e segregacionit. Pas këtij vendimi, ndodhi helmimi në shkollat shqiptare. Kjo ka ngjarë në intervalin kohor mes 15 dhe 31 marsit 1990.

Rasti i helmimeve (fotografi nga arkivi, marr nga Wikipedia – shqip)
Rasti i helmimeve (fotografi nga arkivi, marr nga Wikipedia – shqip)

Në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinën, spitalet dhe fakulteti i mjekësisë u mbushën me fëmijë e nxënës që kërkonin shërim. Mjekët shqiptarë dhanë gjithçka për të shëruar fëmijët e helmuar ani pse të penguar tërë kohën nga policia serbe që bënte presion tek fëmijët, familjarët dhe stafi mjekësor. Policia serbe me mjete ushtarake kishte krijuar edhe post-blloqe, duke bllokuar edhe rrugët për transport që dërgonin në Prishtinë.

Disa prindër nën okupim arritën t’i kalojnë barrikadimet e policisë serbe dhe fëmijët t’i dërgonin për shërim në Kroaci, në Slloveni dhe në shtete të tjera evropiane. Disa nga simptomat që u shfaqën tek fëmijët, nxënësit, mësuesit dhe qytetarët e helmuar ishin: dhimbje koke, skuqje në fytyrë, vështirësi në frymëmarrje, ligështim, dhimbje stomaku, marramendje, skuqje të fytit, krurje në sy, hund dhe fyt, ndjeshmëri në dritë e tharje të buzëve.

Sipas të dhënave nga institucionet e shëndetësisë në Kosovë, bazuar në listat e viteve ’90-ta, të helmuar ishin 7421 shqiptarë, mirëpo të dhënat e tjera japin shifrat për më shumë se dhjetë mijë nxënës e qytetarë të helmuar. Për shkak të rrëmujës dhe gjendjes së krijuar atë kohë, institucionet shëndetësore nuk kanë arritur t’i regjistrojnë të gjithë nxënësit e qytetarët në listimet qendrave mjekësore. Kjo për shkak të pengesave dhe kërcënimeve nga forcat policore serbe brenda e jashtë ambienteve mjekësore.

Duke iu referuar shkrimeve të doktorit kroat, Franjo Plavšić, në një shkollë të mesme në Podujevë, simptomat tek nxënësit janë shfaqur gjatë datës 15 mars 1990. Nxënësit dhe mësuesit e kanë ndje erën e rëndë të etiolit, një insekticid i bazuar në substanca organofosforike. Pas kërkimeve nga mësuesit, në dysheme është gjetur një lëng vaji i panjohur, i cili mbante erën e etiolit. Ndodhia ishte përsëritur edhe në ditët e tjera në klasat e të njëjtës shkollë dhe me simptoma të njëjta: Dhimbje fyti, ligështim e dhimbje gjoksi. Në ditët që pasuan, helmimi i preku të gjitha shkollat dhe çerdhet në Kosovë.

Më pas, autoritetet ilegale serbe patën planifikuar strategji për ta sulmuar sistemin shëndetësor në Kosovë. Kryetari i shoqatës së mjekëve të Serbisë, Vojin Šulović, më 30 mars 1990 në Prokuplje, kishte shkruar një raport duke kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë, Alush Gashit. Ndër të tjera, në raport shkruhej: “Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë duke marrë parasysh të gjitha ngjarjet, nuk është në gjendje ta kryej funksionin e vet edukativ dhe arsimor. Për këtë arsye, propozojmë që menjëherë të fillohet riorganizimi dhe aftësimi i parashikuar me ligj”.

Pas këtij raporti, autoritetet nga Beogradi marrin masa dhe e mbyllin dhunshëm Fakultetin e Mjekësisë me forca të shumta policore, duke i larguar profesorët, asistentët dhe studentët nga zyrat e klinikave të QKUK-ës (Qendrës Klinike Universitare të Kosovës). Përmes këtyre veprimeve aparati shtetëror serb synonte ta rrënonte sistemin e shëndetësisë në Kosovë. Ky ishte njëra nga ato elementet e shumta të gjenocidit që kishte përdorur Serbia në Kosovë.
Sipas të dhënave nga libri i gazetarit Nehat Islami “Një adresë në Bukuresht”, një ndër mjekët e parë që dha ndihmë ishte Agim Serhati. Për përpjekjet e tij, doktor Serhati ishte arrestuar, rrahur e torturuar në mënyrë çnjerëzore nga policia brutale serbe dhe ishte lëshuar për në shtëpi, ku edhe kishte ndërruar jetë nga plagët e torturave. Ky ishte një tjetër element gjenocidi që Serbia e kishte përdorur në Kosovë. Dëshmitë e kohës faktojnë se helmime kishte pasur edhe para vitit 1990. Nxënësit shqiptarë një herë ishin helmuar në vitin 1987 dhe dy herë të tjera në vitin 1989.

Atë kohë, sikurse me largimin e shqiptarëve nga vendet e punës dhe përjashtimin e personelit arsimor nga objektet shkollore, e njëjta gjë ndodhi edhe me personelin mjekësor në vazhdën e aparteidit serb. Mjekët e Kosovës ishin kërcënuar se do të përjashtoheshin nga vendet e punës nëse ofronin shërim për nxënësit e qytetarët e helmuar. Sipas gazetarit Tim Judah, atë kohë janë përjashtuar 1855 mjekë shqiptarë nga regjimi serb.

“Heshtja e mëtejshme do të thotë bashkëfajësi”, na kujton mes rreshtash Leo Freundlich në veprën e tij “Golgata e Shqipërisë”, ku rrëfehen krimet ushtrive të egra serbe kundër shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri përgjatë historisë së kombit shqiptar.

Mediat dhe gazetarët serbë që vepronin në Kosovë kanë zgjedhur heshtjen dhe aty-këtu kanë publikuar raporte e të dhëna të rrejshme për opinionin ndërkombëtar, duke u bërë bashkëpjesëmarrës në krimin e autoriteteve serbe. Madje, serbët helmimin e quanin inskenim dhe fëmijët pesë-vjeçar aktorë të Kanës.

Policia serbe që ishte pjesëmarrëse në hedhjen e helmit, kishte penguar autoritetet shqiptare të grumbullonin të dhëna, fakte e mostra në zonat e helmuara. Përtej reagimit të ashpër nga autoritetet serbe, autoritetet shqiptare kanë arritur të mbledhin mostra dhe t’i dërgojnë në laboratorët e shteteve evropiane për analiza dhe vërtetësi, derisa disa prej mostrave janë marrë nga policia serbe në pikat kufitare.

Më 9 qershor të vitit 1990 në Zagreb të Kroacisë është mbajtur simpoziumi “Kosova, sprovë e ndërgjegjes”. Ky simpozium ishte organizuar pas angazhimit të figurave të shquara shqiptare që vepronin në Kroaci në krye me doktor Besnik Bardhin. Aty kishte edhe personalitete nga veprimtaria kroate që punonin për të drejtat dhe liritë e njeriut, figura të larta nga Kosova e Sllovenia. Aty merrte pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Sipas të dhënave nga libri i Besnik Bardhit “Agoni dhe Shpresa”, simpoziumi i mbajtur në Zagreb, kishte rëndësie të madhe për shqiptarët e Kosovën. Në simpozium, serbët u përfaqësuan nga Ljubomir Erić, i cili e kishte përgatitur një punim pa fakte dhe pa argumente. Erić kishte thënë se induksionit psikik i nënshtrohen vetëm personat mbi 11-vjeç. Kur Anton Dolenc, doktor i Fakultetit të Mjekësisë në Ljubljanë, e kishte pyetur Erićin se çfarë mendon për foshnjat e helmuara në çerdhe që ishin nën 11-vjeç në Gjakovë, Erić e kishte ulur kokën dhe nuk ishte përgjigjur.

Në simpozium merrte pjesë edhe Franjo Plavšić, toksikolog, shkencëtar dhe biokimist kroat. Plavšić në analizat e bëra kishte gjetur substancën kimike “Dimetil Phosphditionat” (DMPP) në shtatë mostrat e nxënësve të helmuar. Sipas analizave të vërtetuara në laborator nga Plavšić, përfundimisht u vërtetua se në Kosovë kishte helmime masive. Ish kryetari i Kroacisë, Stjepan Mesić, raportin për nxënësit e helmuar në Kosovë vite më vonë e kishte prezantuar gjatë një vizite në SHBA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në librin e Bardhit.

Janë bërë 33 vite nga ajo kohë dhe Serbia nuk ka kërkuar falje dhe nuk ka marrë përgjegjësi për mizoritë e saj. I mbetet Republikës së Kosovës që ta padis Serbinë në institucionet e drejtësisë vendore e ndërkombëtare. Dhe iu mbetet institucioneve ndërkombëtare që të sjellin drejtësi që akte të tilla të mos përsëriten më kurrë në asnjë vend dhe kundër asnjë populli./FolDrejt/

Tags: Gëzim OllurihelmimetKosoveNxenesitPolicia SerbeSerbiatoksike
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Hovenier ua “tërheq” veshin partive opozitare: Duhet vënë interesi nacional, përpara atij vetjak

Lajmi tjetër

Prezantohet libri: “Politikat Publike përtej jurisprudencës tradicionale një qasje mekasid”

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM