Në shënimin e 33-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratiek të Kosovës, kreu dhe anëtarët e kësaj partie kanë bërë homazhe në varrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në një deklarim per media, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vlerësuar se partia që ai udhëheq, është partia më e vjetër jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin, duke e cilësuar njëkohësisht si formacionin e parë pavarsisht e demokratik mes shqiptarëve.
“Sot së bashku me bashkëpunëtorët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nisëm shënimin e 33 vjetorit të themelimit të partisë shqiptare më të vjetër jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjithë rajonin – të Lidhjes Demokratike të Kosovës, formacionit të parë pavarësist e demokratik në mes shqiptarëve”.
“Nisëm këtë ditë për të nderuar presidentin historik të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, prijësin e shqiptarëve dhe në periudhën më të vështirë për popullin tonë njëkohësisht edhe themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.
“Shënojmë 33-vjetorin e vitit 1989 kur burrat e gratë më të mirë të vendit, në kohën më të vështirë të vendit u rreshtuan prapa Rugovës dhe ndërtuan kështu programin politik shqiptar të fund shekullit 20-të, lëvizjen për liri dhe pavarësi dhe demokraci”, u shpreh Abdixhiku para mediave./FolDrejt/