Që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës, 331 fëmijë konsiderohen të zhdukur, tha shërbimi për shtyp i Avokatit të Popullit përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar portalit shtetëror ‘Fëmijët e Luftës’ për gjetjen e fëmijëve të zhdukur, transmeton Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Deri më 26 dhjetor 2022: 331 fëmijë janë të zhdukur, 8,517 janë gjetur, 124 janë janë kthyer”, tha Zyra e Avokatit të Popullit.
Siç është raportuar, më 24 dhjetor, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se një vajzë pesëvjeçare u plagos në granatimet e Rusisë në qytetin Kherson. /FolDrejt/