Garda Revolucionare Iraniane edhe sot ka premtuar një “hakmerrje të rëndë” kundrejt SHBA-së pas vrasjes së njeriut të dytë më të rëndësishëm të Iranit, Qasem Sulejmanit, shkruan foldrejt.com. Sipas një raporti, janë plot 35 baza ushtarake amerikane që janë të kapshme për raketat iraniane. Mes caqeve për sulme nuk janë përjashtuar edhe anijet luftarake amerikane që patrullojnë në Gjirin Persik, por edhe Tel Avivi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga komandanti i ri iranian Gholamali Abuhamseh për agjencinë e lajmeve Tasnim.
Një sulm mbi ngushticën e Hormuzit do ishte kollaps ekonomik për shumë shtete ndërkombëtare, pasi një e pesta e eksporteve të naftës bëhet nga kjo ngushticë./Foldrejt.com