Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se 35 të dënuar kanë pranuar certifikata për aftësim profesional, transmeton Fol Drejt.
Sipas Haxhiut, këto certifikata do t’u ofrojnë të dënuarve mundësi për një jetë më të mirë pas përfundimit të dënimeve.
“Këto certifikata do t’u ofrojnë të dënuarve mundësi për një të jetë më të mirë pas përfundimit të dënimeve.
Integrimi i tyre në shoqëri është shumë i rëndësishëm prandaj do të angazhohemi shumë për këtë qëllim.
Falenderoj stafin për punën dhe angazhimin maksimal.”, është shprehur Haxhiu, përcjell Fol Drejt.