Shqipëri/ Policia re Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, pasi ka tentuar të grabisë një argjendari. Sipas “bluve” është arrestuar L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë.
Ky i fundit nëpërmjet kërcënimit me thikë, ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.
Njoftimi i policisë:
Policia parandalon vjedhjen në një argjendari në Durrës, vihet në pranga 35-vjeçari.
Shërbimet e Policisë morën informacion se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, nën kërcënimin e një thike.
Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.
Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.