Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe rreth 50 të tjerë janë shtruar në spital në Indinë perëndimore pasi kishin pirë alkool të kontaminuar, sipas policisë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethet Botad dhe Ahmedabad të shtetit Gujarat, ku prodhimi, shitja dhe konsumimi i alkoolit është i paligjshëm.
“Rreth 10 persona janë arrestuar dhe rreth 475 litra alkool janë gjetur,” tha Ashish Bhatia, drejtori i përgjithshëm i policisë në Gujarat.
Bhatia tha se një nga të arrestuarit kishte vjedhur metanol nga një fabrikë në Gujarat dhe ia kishte shitur një kushëriri, i cili më pas ua shiti të tjerëve që holluan kimikatin me ujë dhe e shitën si pije. Metanoli mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të dehur, por edhe një sasi shumë e vogël mund të jetë toksike.
Vdekjet nga pirja e alkoolit, e njohur në gjuhën e folur si “liker i prodhuar nga vendi” – nuk janë të rralla në Indi.
Por edhe në shtetet ku pirja është e ligjshme, alkooli i paligjshëm mbetet i popullarizuar, veçanërisht në zonat më të varfra rurale.