Arka Fiskale është storie e suksesit për procesin e fiskalizimit dhe stabilitetin financiar të Kosovës.
Dhe në këtë rrugëtim suksesi, Enternet Sh.P.K ka rol kyc, duke u qëndruar gjithmonë në krah bizneseve dhe duke qenë partneri më serioz karshi institucioneve të vendit.
Procesi i fiskalizimit i nisur para më shumë se një dekade, gjatë vitit 2021, ndonëse në kushte pandemie, sipas të dhënave zyrtare nga ATK, ka treguar sukses të jashtëzakonshëm.
Më poshtë janë disa fakte:
- Vetëm gjatë vitit 2021 rreth 3.000 biznese të reja, kanë hyrë në sistemin shtetëror fiskal.
- Mbi 4 mijë pajisje PEF kanë nisë funksionimin, duke qenë drejtpërdrejt të lidhura në sistemin fiskal dhe nën kontrollin e Administratës Tatimore të Kosovës.
- Mbi 23 mijë biznese kanë raportuar për punën dhe financat e tyre përmes procesit fiskalizues për Institucionet mbikqyrëse.
- Mbi 32 mijë pajisje fiskale kanë dërguar raporte drejtpërdrejt në Administratën Tatimore duke raportuar qarkullimet e tyre me pajisje fiskale dhe rrjedhimisht duke paguar tatimet për shtetin e Kosovës.
- Mbi 7 milionë raporte janë pranuar nga institucionet financiare të vendit, për punën e bizneseve dhe atë në kohë reale, përmes sistemit fiskal ekzistues.
- Mbi 375 milionë kupona fiskal janë lëshuar nga bizneset vetëm gjatë vitit 2021
Këto të dhëna tregojnë që Arka Fiskale është instrumenti më i suksesshëm i institucioneve financiare të vendit, për të mbledhur taksat dhe për të siguruar stabilitetin financiar.
Enternet Sh.P.K është krenare që në gjithë këtë rrugëtim të suksesshëm ka qenë kompania më serioze në vend, duke siguruar pajisjet më adekuate me cmimet më të përballueshme për secilin biznes.
Përvec sigurimit të pajisjeve përgjatë një dekade Enternet, u ka qëndruar përkrah bizneseve në cdo ditë, duke u ofruar shërbimet e mirëmbajtjes dhe abonimit me kostot minimale.
Sot, me mijëra biznese janë storie suksesi e bashkë me bizneset, Kosova ka qëndrueshmëri fiskale koherente dhe të pacenueshme!
FolDrejt